Rreth Nesh

3A Projekt

Ne jemi të përkushtuar për t'iu ofruar zgjidhje të avancuara dhe të besueshme në fushën e instalimeve elektrike. Me një përvojë të gjerë që nga viti 2013, ne jemi të specializuar në projektimin, instalimin dhe testimin e sistemeve elektrike për objekte afaristo-banesore. Ne ofrojmë një gamë të gjerë sherbimesh për t'ju ndihmuar të realizoni çdo projekt elektrik me standardet më të larta.

Ekipi ynë është i trajnuar dhe i certifikuar për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë. Ne përdorim teknologjitë më të fundit për të siguruar që çdo projekt të jetë i avancuar dhe i qëndrueshëm.

11

+

Vite

Eksperiencë

Arsyet për të na zgjedhur ne

Zgjedhja e duhur për planifikimet elektrike

Me ekipet tona profesionale, jemi të përkushtuar për t'ju ofruar zgjidhjen më të mirë për nevojat tuaja në fushën e instalimeve elektrike. Qindra projektime dhe instalime në ndërtesat afaristo-banesore në Kosovë, dhjetëra të tjera në Austri, Maqedoni dhe Mal të Zi, dëshmojnë për përkushtimin, profesionalizmin dhe aftësitë tona. Mijëra klientëve ua kemi përmbushur pritjet; sot ata përjetojnë shërbimet tona dhe janë të kënaqur me punën tonë. Me përvojë mbi një dekadë, ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh në fushën e instalimeve elektrike: projektime elektrike, instalime elektrike, smart home, sisteme fotovoltaike, mbikëqyrje, mirëmbajtje dhe testime elektrike.

Icon

Smart Home

Sisteme të zgjuara për një përvojë moderne dhe të lehtë për shtëpinë tuaj.

Icon

Kontroll i ndriçimit

Përdorimi i teknologjive të avancuara për të krijuar ambiente të përshtatshme për aktivitete të ndryshme.

Icon

Zgjidhje inovative

Integrimi i teknologjisë së fundit për të rritur performancën, për të përmirësuar sigurinë dhe për të optimizuar përdorimin e energjisë elektrike.

Partnerët

Partnerët tanë të besuar në biznes