Icon

Smart Home

Sisteme të zgjuara për një përvojë moderne dhe të lehtë për shtëpinë tuaj.

Icon

Kontroll i ndriçimit

Përdorimi i teknologjive të avancuara për të krijuar ambiente të përshtatshme për aktivitete të ndryshme.

Icon

Zgjidhje inovative

Integrimi i teknologjisë së fundit për të rritur performancën, për të përmirësuar sigurinë dhe për të optimizuar përdorimin e energjisë elektrike.

Shërbimet

Ne ofrojmë shërbime profesionale dhe lehtë të menaxhueshme

Icon

Projektime elektrike

Çdo projekt dizajnohet deri në detajet më të vogla, sipas standardeve evropiane, duke iu përshtatur nevojave dhe kërkesave të klientëve.

Icon

Instalime elektrike

Instalime elektrike cilësore, të sigurta dhe të besueshme në shtëpi individuale, ndërtesa kolektive banimore dhe ndërtesa afariste.

Icon

Testime elektrike

Të akredituar nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës si laborator për matje dhe testime të instalimeve elektrike. Poashtu, të autorizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ofrojmë shërbimet e testimeve elektrike.

Testimet elektrike bëhen sipas standardeve:

Standardi Përshkrimi / Description
SK EN 61557-2: 2018 Rezistenca e izolimit / Insulation resistance
SK EN 61557-3: 2018 Rezistenca e plotë e qarkut të mbyllur / Loop impedance
SK EN 61557-4: 2018 Rezistenca e lidhjes në tokë dhe lidhja ekuipotenciale / Resistance of earth connection and equipotential bonding (Zi)
SK EN 61557-5: 2018 Rezistenca në tokë (Rezistenca e rrufepritësit) / Resistance to earth (Zs)
SK EN 61557-6: 2018 Pajisjet e rrymës mbetëse (RCD) në sistemet TT, TN dhe IT / Effectiviness of residual current devices (RCD) in TT, TN and IT systems
Icon

Smart Home

Projektimi dhe instalimi i shtëpive të së ardhmes. Këto shërbime ofrojnë një jetesë më të lehtë dhe më të sigurt, duke ofruar kursim të energjisë dhe kontroll në çdo kënd. Pjesë e shërbimeve tona për Smart Home janë kontrollimi i automatizuar i ndriçimit të roletave, prizave, zërimit, sistemit të sigurisë dhe të ngrohjes.

Icon

Sisteme fotovoltaike

Shfrytëzimi i energjisë diellore si mënyrë alternative për furznizimin e pajisjeve elektrike me rrymë, ruajtjen e ambientit dhe krijimin e pavarësisë energjetike.

Icon

Mirëmbajtje e instalimeve elektrike

Ofrojmë një varg/sërë shërbimesh që mundësojnë një funksionim të sigurt dhe efikas të sistemeve elektrike. Këtu përfshihen inspektimet rutinore, testimet dhe riparimet e ndryshme sipas nevojës. Mirëmbajtja parandalon avaritë e ndryshme, rritë jetëgjatësinë e pajisjeve, siguron funksionimin efikas të tyre dhe redukton humbjet energjetike.

Icon

Mbikëqyrje e instalimeve elektrike

Si pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e instalimeve elektrike është shërbimi i mbikëqyrjës së instalimeve elektrike. Mbikëqyrja është domosdoshmëri për të siguruar se të gjitha sistemet elektrike janë të sigurta, funksionale dhe në përputhje me standardet.

Vlerësime

Klientë që besojnë në ne dhe shërbimet tona